Idrizi jep alarmin: Zgjedhja e presidentit pas 5 prillit antikushtetues
Ish-kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi u dërgon letër deputetēve për rrezikun me presidentin.
Kandidati i pavarur për President, ish kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi, përmes njē letre drejtuar deputetēve të Parlamentit tërhoqi vëtejtjen për rrezikun nga është duke shkuar vendi. Sipas tij, nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 5 ditësh, atëherë do kemi një veprim antikushtetues, kur kjo të kryhet pas këasaj date.
Lexojeni letrën e plotë ku Nehat Idrizi paralajmëron deputetët e Kuvendit të Kosovës. Të nderuar Deputet Afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit janë afër përfundimit. Sipas nenit 86 parag.2 të Kushtetutës zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. Konsiderojmë se u.d i presidentit është edhe president aktual, prandaj edhe në rastin konkret neni 86 par.2 i Kushtetutës është i zbatueshëm. Siç duket nga zhvillimet e fundit politike në vend po afirmohet gjetja e një zgjidhje përmes një presidenti i cili do të jetë faktor i unitetit. Këte funksion mund ta ushtroj vetëm një president apartiak i cili do të ishte i pranueshëm për spektrin e gjërë politik në Republikën e Kosovës. Unë si kandidat apartiak i ftoj subjektet politike të përkrahin një kandidatur të tillë, sepse faktori i unitetit të popullit dhe jo vetëm, mund të jetë vetëm një person i cili asnjëher nuk ka qenë pjesë e betejave politike ndërpartiake. Ne kemi vlerësuar se deri më tani nuk është bërë ndonjë lëvizje e duhur konkrete për zgjedhjen e Presidentit. Pas datës 5 prill zgjedhja e presidentit mundë të jetë jokushtetuese dhe vendi mund të ketë pasoja të pariparueshme.
Andaj, i ftojmë të gjitha subjektet politike parlamentare që të marrin pjes në zgjedhjen e presidentit konsensual.
Sinqerisht,
Nehat idrizi























