Dështon për të gjashtën herë seanca për gazin lotsjellës n`Kuvend
BKT
Lajme

Dështon për të gjashtën herë seanca për gazin lotsjellës n`Kuvend

Të akuzuarit Albulena Haxhiu, Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi e Besa Baftiu nuk ishin pajisur provat në shkresat e lëndës.

Dështon për të gjashtën herë seanca për gazin lotsjellës n'Kuvend në Gjykatën Themelore në Prishtinë. 

Seanca nuk u mbajt pasi të akuzuarit deklaruan se nuk janë të pajisur me provat në shkresat e lëndës.

Në këto rrethana, gjykatësja Fatime Dermaku e caktoi seancën e radhës për 14 prill 2021.

Të akuzuarit e rastit janë: Albulena Haxhiu, Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi e Besa Baftiu.

Fillimisht, gjykatëse e këtij rasti ka qenë gjykatësja Naime Krasniqi – Jashanica, por pas kalimit të saj nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Departament të Përgjithshëm, ky rast do të gjykohet nga gjykatësja Fatime Dermaku, raporton Betimi për Drejtësi.

 

Për këto veprime, katër të akuzuarit po dyshohet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1, të KPRK-së.


MË SHUME NGA Lajme