Konjufca takon ambasadorin e Çekisë,flasin për bashkëpunimin mes dy vendeve
BKT
Lajme

Konjufca takon ambasadorin e Çekisë,flasin për bashkëpunimin mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca takoi ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek.

Me këtë rast Konjufca pranoi urimet për marrjen e detyrës.

“Në takim u tha se te dy vendet kanë marrëdhënie të mira ndërshtetërore dhe u shtrua nevoja që ato të thellohen edhe më tej.Kryetari Konjufca e njoftoi ambasadorin Bilek për angazhimin e institucioneve të Kosovës për sigurimin e vaksinave anticovid, duke shpresuar edhe në ndihmën e vendeve mike”, njofton Kuvendi i Kosovës.

I pari i Kuvendit tha se synon që gjatë mandatit të tij në këtë post do të synojë të ngris kapacitetet e Kuvendit për draftimin e ligjeve, të bëjë reforma në drejtësi dhe të vazhdojë ta mbikëqyrë punën e ekzekutivit kosovar.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri që ta rrisin bashkëpunimin ndërshtetëror në sferën e ekonomisë, këmbimit tregtar, turizmit, arsimit dhe kulturës.​


MË SHUME NGA Lajme