Visar Ymeri - Kurtit: Kusari ka qenë pjesëmarrje në privatizimin e KEK-ut
BKT
Lajme

Visar Ymeri - Kurtit: Kusari ka qenë pjesëmarrje në privatizimin e KEK-ut

Ish-deputeti i VV-së i thotë kryeministrit se shefja e grupit parlamentar të partisë së tij ka qenë anëtare e Komisionit për privatizimin e distribucionit.

Drejtori i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokolari”, Visar Ymeri ka pyetur kryeministrin Kurti se është shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari pjesëmarrëse në privatizimin e distribucionit të energjisë, pasi Kurti tha sot në Kuvend se ai privatizim ka qenë krim.

Ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka shkruar se Mimoza Kusari-Lila, atë kohë ka qenë ministre e Tregtisë dhe anëtare e Komisionit për privatizimin e distribucionit.

“Albin Kurti: ‘Të shitet rrjeti i Distribucionit për 26 milionë euro është krim.’ Ndërkohë Mimoza Kusari-Lila, atëbotë ministre e Tr. dhe Ind. e anëtare e Komisionit për privatizimin e distribucionit, është tash kryetare e GP të VV-së. A është kryetarja pjesëmarrëse në krim?”, ka shkruar Ymeri.


MË SHUME NGA Lajme