13:11 / 03.04.2021
Lajm i mirë për Conten, lojtari i Interit shërohet nga COVID-19
Lajm i mirë për Interin dhe Antonio Conten, Danilo D’Ambrozio është shëruar nga Koronavirusi.
Këtë lajm e ka publikuar vetë mbrojtësi zikaltër nëpërmjet një fotoje të publikuar në rrjetin social “Instagram”, ku shkruan se është i lumtur që është rikthyer dhe se ka filluar stërvitjen me grupin.
Lajm i mirë ky për Conten që mund të ketë një “armë” më shumë për marshimin drejt titullit kampion.























