Limaj: Opozita t’i kërkojë garanci me shkrim Kurtit që s’ndryshon Ligjin
BKT
Lajme

Limaj: Opozita t’i kërkojë garanci me shkrim Kurtit që s’ndryshon Ligjin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se partitë opozitare duhet urgjentisht të mblidhen e të kërkojnë garanci me shkrim nga Kurti që s’do ta ndërmarr asnjë iniciativë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, pa pajtimin paraprak me opozitën.

Limaj ka deklaruar se kurdo që fillohet me reformë zgjedhore, atë duhet ta udhëheq opozita.

“Partitë opozitare në parlament duhet urgjentisht të mblidhen e të kërkojnë garanci me shkrim se shumica nuk do të ndërmerr asnjë iniciativë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet pa pajtimin paraprak me opozitën, si dhe kurdo që fillohet me reformë zgjedhore atë duhet ta udhëheq opozita.

Pa një marrëveshje me shkrim pozitë-opozitë, nuk ka asnjë siguri se pushteti nuk do të vepron përsëri në funksion të jetësimit të synimit të tyre për ndryshimin e këtij Ligji.”, ka shkruar Limaj në rrjetin social Facebook.


MË SHUME NGA Lajme