17:43 / 04.04.2021
Vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
Senca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Të pranishëm në Kuvend janë 83 deputetë, ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.
Kuvendi i Kosovës dje dështoi në dy votimet e para të raundit të parë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.
Në seancë morën pjesë 82 deputetë, por votuan 78, përkatësisht 79 deputetë, që ishte e pamjaftueshme për të kaluar në raundin e dytë, pas së cilës u vendos për vazhdimin e seancës për sot.
Në garë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, e para nga Lista Guxo, ndërsa ky i dyti nga Lëvizja Vetëvendosje.























