Zëvendësministrat e qeverisë Kurti
BKT
Lajme

Zëvendësministrat e qeverisë Kurti

Kryeministri Kurti ka emëruar 15 zëvendësministra deri sot.

Të martën, kryeministri Albin Kurti ka emëruar edhe katër zëvendësministra.

Dukagjin Popovcin e ka emëruar zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Shemsi Sylën, zëvendësministër të Mbrojtjes, Linda Çavdarbashën, zëvendësministre të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Imri Demelezin, zëvendësministër të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Deri tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 15 zëvendësministra.


MË SHUME NGA Lajme