11:51 / 07.04.2021
De Bruyne rinovon deri në vitin 2025 me Manchester Cityn
Manchester City ka konfirmuar se mesfushori Kevin de Bruyne ka rinovuar kontratën.
Belgu ka nënshkruar kontratë edhe për katër vitet e ardhshme.
“Nuk mund të isha më i lumtur. Që kur iu bashkova Cityt në 2015, jam ndjerë si në shtëpi. I dua tifozët”.
“Nënshkrimi i kontratës ishte vendim i drejtë. Jam duke zhvilluar futbollin më të mirë të karrierës dhe mendoj se ka ende më shumë”.
“Pep dhe unë e shohim futbollin në të njëjtën mënyrë. Duke pasur atë lidhje me trajnerin është e rëndësishme për mua sepse synimet tona janë të përbashkëta”, tha ai.
De Bruyne me “Qytetarët” ka fituar dy herë Premierligën, një FA Cup dhe katër herë Kupën e Ligës, kurse në vitin 2020 është shpallur lojtari i vitit në Premierligë./Lajmi.net/























