Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për të folur për procesin e vaksinimit dhe gjendjen me Covid-19, në lidhje të drejtpërdrejt nga Tirana do të flas epidemiologu, Taulant Muka.

Kurse për shkëmbin e përvojave në fushën e sigurisë dhe kërkim shpëtim, do të flasin, Kolonel Golan Vach- këshilltar për gatishmërinë emergjente dhe reagimin ndaj  katastrofave, Izrael dhe
Damian Brikman Bashkëthemelues dhe CEO i KIDIC.

Ndërsa, për procesin e vaksinimit, drejtpërdrejt nga Ferizaji, vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë në këtë komunë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme