Mbi tetë mijë automjete kanë kaluar sot nga Vërmica në Shqipëri
BKT
Lajme

Mbi tetë mijë automjete kanë kaluar sot nga Vërmica në Shqipëri

Brenda dy ditëve në pikën kufitare të Vërmicës u regjistruan mbi 15 mijë automjete me udhëtarë që zgjodhën të kalojnë ditët e pushimit në Shqipëri.

Qytetarët thonë se arsyeja kryesore janë masat e reja të vëna nga qeveria e Kosovës e që nuk u pëlqyen atyre.

Vazhdon të jetë i lartë fluksi i udhëtarëve nga Kosova në drejtim të Shqipërisë në pikën kufitare të Vërmicës.

Udhëtarët nuk e fshehin arsyen e rrugëtimit për në territorin e Shqipërisë këto ditë pushimi pavarësisht numrit të lartë të infektimeve me koronavirus.

“Na kanë mbyll në Kosovë, po dalim andej pak”, tha një qytetar për RTK-në.

“Albin Kurti na i ka mshel krejt lokalet, po shkojmë në Shqipëri me pi kafe”, tha një qytetar tjetër.

Në orët e paradites së ditës së shtunë në pikën kufitare të Vërmicës u regjistruan tetë mijë vetura ndërsa për dy ditët e kaluara kjo shifër i kalon 15 mijë automjete motorike që bën kolona kilometërshe.


MË SHUME NGA Lajme