Shitja e pronave të RTK-së, ish-kryetarja e Bordit fajëson politikën
Ish-kryetarja e Bordit e RTK-së, Afërdita Maliqi ka reaguar ndaj lajmit për shitjen e pronave të RTK-së nga AKP. Ajo ka fajësuar politikën që asnjëherë nuk ishte e gatshme t’i bënte zgjidhje mediumit publik.
Sipas saj kur para dy vjetësh Ligji për RTK-në shkoi në Kuvend dhe i njëjti ligj do të zgjidhte edhe problemin e financimit dhe të pronës, miratimi i tij u bllokua nga politikanë si Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, por edhe nga Vetëvendosje e PSD.
Reagimi i plotë i Afërdita Maliqit në FB:
Qe nga themelimi, RTK po perballet me kete problem. Me gjithe thirrjet e vazhdueshme dhe shkresat derguar Kuvendit, me pare nga Bordi dhe Menaxhmenti dhe sensibilizimit te kesaj problematike, kjo çeshtje eshte injoruar.
Edhe atehere kur RTK-se ju nda parcela, nuk ka pas vullnet me mbeshtet ndertimin e nje objekti te ri. E çka eshte me keq, kur Ligji i RTK para dy vitesh ishte ne rendin e dites, e i cili Ligj do te zgjidhte dy problemet kryesore, financimin dhe objektin, politikane te LDK, ne krye me Hotin e Abdixhikun, si dhe VV e PSD, per interesa te ngushte bllokuan ligjin. Per keta politikane, miratimi i Ligjit u lidh me individin. Andaj, pse sot RTK perballet me kete problem, fajtore eshte politika!























