Gërvalla takon Hernmarck, bisedojnë për proceset prioritare të Kosovës
BKT
Lajme

Gërvalla takon Hernmarck, bisedojnë për proceset prioritare të Kosovës

Ministrja Gërvalla ka falënderuar ambasadoren suedeze për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës përgjatë shtetndërtimit.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika
Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, znj. Karin Hernmarck.
Ministrja Gërvalla ka falënderuar ambasadoren për bashkëpunimin dhe ndihmën e
vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës përgjatë shtetndërtimit. Ajo i ka vlerësuar të
shkëlqyera raportet mes të dy vendeve.
Gjatë takimit është diskutuar për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, posaçërisht
për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe procesin e liberalizimit të vizave
për Kosovën.
Lidhur me agjendën evropiane në përgjithësi, ambasadorja Hernmarck ka shprehur
përkushtimin e shtetit të saj për të përkrahur proceset e rëndësishme për qytetarët e
Kosovës.
Gjithashtu u diskutua edhe për angazhimet që duhet të ndërmerren për anëtarësimin e
Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Ndërkaq menaxhimi i pandemisë është parë si prioritet, dhe ministrja Gërvalla ka nënvizuar
nevojën për ndihmë, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të vaksinohen në një periudhë sa
më të shpejtë kohore.


MË SHUME NGA Lajme