Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për projekte muzikore dhe për festivalin Zâ Fest, në lidhje të drejtpërdrejt nga Tirana do të flas kantautori, Vlashent Sata.

 Udhëheqësi i zyrës së Fondit Kosovar Amerikan të Arsimit (KAEF), Gjeni Shporta, do të flas rreth aplikimit për rininë nga Malisheva, Rahoveci, Suhareka dhe Klina, për programin: Community College Initiative Program (CCI).

Me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit, do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme