Shkëndija merr fitore me aromë titulli, thyhet Shkupi
BKT
Sport

Shkëndija merr fitore me aromë titulli, thyhet Shkupi

Janë luajtur ditën e sotme gjashtë ndeshjet në Maqedoninë e Veriut, të vlefshme për javën e 27-të në kampionat.

Shkëndija e Tetovës ka regjistruar fitoren e radhës, teksa ka mposhtur minimalisht Akademija Pandev.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka qëndrojnë të shkëputur në krye me 62 pikë, 13 pikë më shumë se Shkupi i vendit të dytë. Pikërisht këta të fundit, janë mposhtur në shtëpi nga Belasica.

Renova ka barazuar 1-1 ndaj Vardarit dhe mbetet në vendin e 8-të, 2 pikë më shumë se Sileksi i vendit të 9-të, që rrezikon rënien. Struga Trim & Lum, ka barazuar 1-1 me Rabotniçkin.

Rezultatet

Makedonija GP-Borec             2-1

Pelister-Sileks                          3-2

Shkëndija-Akademija Pandev 1-0

Shkupi-Belasica                      0-1

Struga Trim & Lum-Rabotnicki 1-1

Vardar-Renova                        1-1