Babai i Ritës krenar me të bijën,pas vendosjes së muralit të saj në Ferizaj
BKT
Kulturë

Babai i Ritës krenar me të bijën,pas vendosjes së muralit të saj në Ferizaj

Fotografia e Rita Orës nga videoklipi me veshje kombëtare u portretizua në një mur të një banese.

Qyteti i Ferizajt ka nderuar artisten me famë ndërkombëtare me këtë veprim.

Murali i Ritës, u publikua në rrjete sociale nga figura të njohura publike dhe fansa por nuk mungoi edhe ai nga babai i saj.

Besniku ka postuar në storien e tij në Instagram portretin e përfunduar derisa i ka vendosur edhe disa emotikona.

Ndryshe, edhe Rita Ora ka reaguar lidhur me këtë veprim të qytetit të Ferizajit, derisa shkroi se ndihej tejet e nderuar.


MË SHUME NGA Kulturë