Hapet Rolling Film Festival:Jeta e komunitetit Rom – përrallë apo realitet?
Edicioni i 6-të i festivalit Rolling Film Festivalit zyrtarisht është hapur dhe do të realizohet nga data 16-20 Prill 2021
Edicioni i 6-të i festivalit Rolling Film Festivalit zyrtarisht është hapur dhe do të realizohet nga
data 16-20 Prill 2021. Rreth 30 filma të zhanreve të ndryshme, 2 sesione me tregime për
fëmijë, punëtori për animacion me të ri, panel diskutimi dhe shumë aktivitete tjera.
Rolling Film Festival është festivali i vetëm në nivel europian, i cili promovon artin dhe
kulturën rome nëpërmjet filmave dhe veprave tjera artistike të prodhuar nga komuniteti rom
ose që trajtojnë tema rreth këtij komuniteti.
Edicioni i 6-të si tematikë ka "Gojdhënat - Realiteti i ri" nëpërmjet filmave dhe aktiviteteve të
ndryshme në kuadër të festivalit, do të trajtohet tema e jetës së komunitetit rom duke
adresuar gojdhënat të cilat kanë ndërtuar një realitet të hidhur për komunitetin duke
shtresuar paragjykimet, stereotipet ndaj këtij komuniteti. Por në anën tjetër poashtu, do të
prezantoj edhe realitetin në të cilin jeton komuniteti i cili për shumë njerëz mund të tingëlloj
si përrallë.
Edicioni i këtij viti, do të realizohet në formatin hibrid – online dhe fizikisht, gjithëmonë duke
respektuar masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.
Hapja e festivalit do të realizohet me datë 16 Prill 2021, nga ora 17:30 në Kino Armata ndërsa
mbyllja e festivalit do të realizohet me datë 20 Prill 2021, nga ora 16:30 tek Teatri Kombëtar,
me 20% të kapacitetit të ulëseve. Pjesa tjetër e audiencës mund ta ndjek festivalin në
formatin online nëpërmjet platformes: http://online.rollingfilm.org/ ndërsa aktivitetet tjera
nëpërmjet facebook: https://www.facebook.com/rollingfilmfestival
Të gjithë filmat do të kenë përkthim në Gjuhën Shqipe, Angleze dhe Serbe, ndërsa përvec në
Kosovë do të mund të shihen nga shtetet tjera si Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
“Festivali ynë i mban si vlera të larta luftën kundër antigjipsizëm, vet-përfaqësimit,
gjithëpërfshirja, mirëkuptimi ndërsjellë, shprehja aktivizmit dhe aktivizmi politik.” U shpreh
Sami Mustafa – Drejtor Artistik I Festivalit. “Edukimi, shëndeti, punësimi, arti dhe kultura ër të
gjithë duhet të shtyhen përpara, ndërsa mendësia e shoqërisë në këtë aspekt duhet të
ndryshohet. Kjo mund të arrihet nëpërmjet artit, e cila është pika kryesore në nxitjen e debatit
dhe interaksionit nëpërmjet shprehjes artistike” përfundoi ai.
Ndryshe, festivali është projekt i OJQ Roma Versitas Kosova dhe Romawood.























