Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për perdorimin e produkteve të bukurisë do të flas, Rezana Saraçi.
Ndërsa Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, do të flas për sulmet ndaj personelit shëndetësor, dhe për procesin e vaksinimit të personelit shëndetësor.
Kurse në lidhje të drejtpërdrejt nga Mitrovica, nga teatri, “Muharrem Qena”, do të jetë drejtori i teatrit, Sabit Sheremeti.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























