Qeveria: Kurti në javën e ardhshme në Bruksel, por s`takohet me Vucic
BKT
Lajme

Qeveria: Kurti në javën e ardhshme në Bruksel, por s`takohet me Vucic

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu,thotë se kryeministri Albin Kurti do të shkojë në javën e ardhshme në Bruksel, por nuk do të takohet me Vucic.

Pas raportimeve që Kryeministri Kurti pritet të takohet javën e ardhshme me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vucic në Bruksel, ka reaguar Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka mohuar se pritet të ketë një takim të tillë.

Ai ka thënë se nuk do të ketë një takim mes Kryeministrit Kurti dhe Aleksandër Vucic, por që do të ketë vetëm një vizitë zyrtare në Bruksel.

“Kryeministri Kurti do të ketë një vizitë zyrtare në Bruksel , nga mesi i javës së ardhshme ku do të takohet me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian. Nuk do të ketë takim mes Kryeministrit Kurti dhe zotit Vucic”, tha Kryeziu.


MË SHUME NGA Lajme