Takimi Kurti-Vucic mund të mbahet në maj?
BKT
Lajme

Takimi Kurti-Vucic mund të mbahet në maj?

Korrespondetja nga Brukseli për RTK, Gjeraqina Tuhina shkruan në Twitter se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vucic pritet të takohen në muajin maj në kuaadër të rifillimit të dialogut me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vucic pritet të takohen në muajin maj në kuaadër të rifillimit të dialogut me Serbinë.

Kështu thotë, korrespondetja e RTK-së nga Brukseli Xheraqina Tuhina përmes një postimi në Twitter.

Ajo ka thënë se javën e ardhshme, Kurti e Vucic do të jenë në takime të ndara me zyrtarë të lartë të BE-së , teksa në kryeqytetin europian do të rikthehen sërish pas disa ditësh për të rinisur dialogun.

“Presidenti Vucic dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojnë ndaras Brukselin javën e ardhshme për të folur me zyrtarët më të lartë të BE-së. Ata do të kthehen në kryeqytetin europian shumë shpejt, përderisa takimi i parë mes tyre në kontekstin e dialogut do të organizohet në maj”, ka shkruar ajo.

 


MË SHUME NGA Lajme