Agron Llugaliu emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës

Agron Llugaliu emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agron Llugaliun, Drejtor të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës.  

Sipas komunikatës së Qeverisë, emërimi i Llugaliut pason përzgjedhjen nëpërmjet konkursit për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, në një proces transparent e profesional të monitoruar nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.