Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në ditën botërore të librit do të flas shkrimtari, Adem Gashi.

Në ditën ndërkombëtare të vajzave në teknologjinë  e informacionit dhe konunikimit, do të jetë e ftuar, Hana Arapi, Themeluese e Amam Studio.

Në lidhje të drejtpërdrejt do të jetë, Ahmet Jetullahu - Meti, Prishtina REA, PRISHTINAMATCH4ICT, B2B EVENT.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 

 


MË SHUME NGA Lajme