14:53 / 22.04.2021
Sveçla takohet me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla priti sot në një takim njoftues ambasadoren kroate në Kosovë, Daniela Barishiq, të cilën e informoi mbi prioritetet e kësaj ministrie në luftimin e krimit të organizuar, trafikimin, migracionin ilegal.
Ambasadorja Barishiq theksoi përkushtimin e saj për të bashkëpunuar ngushtë për adresimin e këtyre çështjeve. Ajo vlerësoi lidhjen e ngushtë dhe miqësore që kanë Republika e Kroacisë me Republikën e Kosovës.
Në fund të takimit ministri Sveçla u zotua se do të bashkëpunojë ngushtë për të adresuar nevojat e komunitetit kroat në Kosovë.























