Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga SHBA-të do të jetë, Vjollca Konjufca, pedagoge dhe kërkuese shkencore në Universitetin “Southern Illinois” në SHBA. Ajo do të flas për suksesin e grave Shqiptare edhe në Shkencë, rrugëtimin drejt suksesit në SHBA dhe situaten me Covid-19.
Kurse, Agim Krasniqi, Drejtor i QKMF Lipjan, do të flas për projektin për mbështetjen e familjeve në përmirësimin e gjidhënies, menaxhimin e pandemisë, vaksinimin dhe funksionimin e reparteve tjera.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























