Nagavci: Asnjë institucion nuk mund të regjistrojë studentë jashtëligjshëm
BKT
Lajme

Nagavci: Asnjë institucion nuk mund të regjistrojë studentë jashtëligjshëm

Ministrja e Arsimit,Shkencës dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, tha se asnjë institucion nuk do të mund të regjistrojë student mbi kuota e përcaktuara nga Agjencia e Akreditimit.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, tha se asnjë institucion nuk do të mund të regjistrojë student mbi kuota e përcaktuara nga Agjencia e Akreditimit.

Nagavci në seancë ku do të diskutohet për situatën pandemike, shtoi se kjo është situatë shqetësuese, duke e quajtur papërgjegjësi totale.

“Është situatë shqetësuese, sipas njoftimit të zyrtarëve përgjegjës çështja e mosvalidimit të diplomave vjen si problem i kamotshme”.

“Diplomat e lëshuara në programet e paakredituara, të cilat nuk figurojnë në platformë dhe ky problem është më i madh sesa që e kemi menduar. Një numër i madh i institucioneve nuk i kanë dorëzuar në MASh librat amë”.

“Ju siguroj që asnjë institucion nuk mund të regjistrojë studentë jashtëligjshëm, mbi kuota e përcaktuara nga Agjencia e Akreditimit”, tha ministrja Nagavci.


MË SHUME NGA Lajme