Sensibilizimi qytetar për efektet e vaksinës, ndihmon procesin
Venera Xhoxhaj, RTK
Informimi i qytetarëve përmes një fushate vetëdijësuese nga institucionet shëndetësore do të ndihmonte procesin e vaksinimit kundër Covid-19.
Ndonëse numri i vaksinave ishte jo i mjaftueshëm, në Kosovë kishte hezitim për t’u vaksinuar duke përfshi edhe vet punëtorët shëndetësorë.
Ekspertët vlerësojnë se Ministria e Shëndetësisë duhet angazhohet që derisa të siguroj vaksinat tjera të informoj për efektet e vaksinës.
Me ceremoni të veqantë e nën përcjellje të dhjetëra medieve, zyrtarët shtetërorë e pritën kontigjentin e parë të vaksinave që ishin donacion.
Ndërkohë ndër të parët që përdori një nga 24 mijë dozat e vaksinave ishte kryeministri Albin Kurti për të dhënë mesazh te qytetarët që të vaksinohen.
Por kjo mënyrë nuk ishte mjaftueshëm bindëse pasi procesi zgjati shumë pikërisht për shkak të hezitimit meqë mungoi fushata vetëdijësuese.
Skënder Syla nga Organizata Botërore për Shëndetësi thotë se fushata vetëdijësuese është një process e jo një akt.
“Fushata duhet të filloj para procesit, gjatë procesit dhe të jetë e pranishme gjatë gjithë kohës dhe derisa të vijnë të tjerat vaksina në Kosovë që kam besim se do të viojnë përmes marrëveshjeve të ndryshme besoj se profesionistët shëndetësorë, IKSHP-ja MSH-ja duhet të bëjnë një kampanjë të fuqishme mediale ku vaksinimi do të jetë pikë qëndrore për informatat rreth rëndësisë së vaksinimit. Bie fjala këtë javë është java botërore e vaksinimit dhe me moton me vaksina do të jemi më afër dhe besohet se me vaksina do t’I japim fund pandemisë” thotë Syla.
Ndërsa vendet tjera në rajon janë duke zhvilluar këtë proces shumë më shpejtë, Kosova është mbrapa.
“Në bazë të përvojave të vendeve të tjera dhe fushatave të të tjerave aktivitete që lidhen me vaksinim, për të qenë një fushatë e suksesshme duhet të kemi në dispozicion edhe vaksinattë sigurta e efikase dhe një plan të veprimit për të gjithë profesionistët shëndetësor që të jenë të informuar dhe të familjarizuar duhet edhe një fushatë e vetëdijësimit për të kuptuar rëndësinë e vaksinimit. Kosova ka një përvojë të mirë të proceseve të vaksinave”, ka theksuar Syla.
Ndërkaq Arton Demhasajn nga organizata Çohu thotë se në njërën anë kemi pak doza të vaksinave, vetëm ato që na kanë ardhë si donacion dhe nuk ka ende vaksina apo nuk ka ndonjë kontratë që ka nënshkru qeveria.
“Në këtë kohë që janë duke u dhëë këto doza qeveria është dasht me përgatit një plan të qartë të informimit public rreth vaksinimit deri sa të vijnë të tjerat për me sensibilizu opinionin public por kjo nuk po ndodhë.”, tha ai.
Besim Kodra nga shoqata për të drejtat e pacientëve thotë se gjithcka rreth vaksinimit po paraqet shqëetësim fillimisht sigurimi i numrit të mjaftueshëm të vaksinave për të gjithë qytetarët dhe se si po zhvillohet procesi.
“Ne kemi pa hezitimi të stafit shëndetësor dhe ato 24 mijë doza kanë qenë të dedikuara për tap or është refuzu dhe kanë vazhdu kategoritë e tjera. kemi pa që nuk ka pas fushata vetëdijësuese”, tha Kodra.
Edhe më keq, hezitimi i punëtorëve shëndetësor për t’u vaksinuar ka ndikuar negativisht në masë.
“Po shohim se jo vetëm që nuk po munden me sensibilizu opinion por po kanë telashe edhe me stafin shëndetësorë , ka një përqindje të madhe të tyre që hezitojnë dhe kjo është problem. Nëse nuk arrin me i bind mjekët me marr vaksinën që kanë shumë më tepër informata për të njëjtën si ke me i bind qytetarët. Pra nuk ka një plan të qartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe duhet me u marr edhe me sensibilizim të stafit shëndetësorë dhe qytetarëve dhe njëkohësisht me sjell sa më shumë vaksina sepse jemi nga vendet e rajonit që kemi marrë më së paku vaksina”, ka thënë Demhasaj.
Ndërsa sipas Besim Kodrës ky hezitim I profesionistëve shëndetësorë është sa shqetësues edhe zhgënjyes.
“Ka qenë shumë zhgënjyes fakti që mjekët kanë pas një hezitim, madje edhe ai termi heronjë sokur u zbeh për shkak se nuk kanë qenë të gatshëm me marr rriskun për me u vaksinu. Aq më keq kur ne kemi marrë vaksinat dhe nuk kemi pa efekte anësore dhe ky është një shembull I mirë që ka nevoj me u vaksinu. Në pandemic kemi edhe infodemi dhe kemi pa mjaft informata dhe shumë dhe krijon hamendje te publiku”, tha Kodra.
Madje Skënder Syla nga OBSH-ja thotë se përgjegjësia e mbarëvajtjes u takon ekspertëve të shëndetësisë nga të gjitha institucionet.
“Profesionistët shëndetësor janë një model që duhet dhënë në mënyrë që të japin modelin por një lloj përgjegjësie. E rëndësishme është që publikur t’I ipen informatat të bazuara në shkencë, në evidenncë sepse mund të jenë konfuz pasi mund të jenë të keqinformuara dhe kjo është një detyrë e zyrtarëve që përmes mediave të bëhet informimi I qytetarëve. Është detyrë e ekspertëve shëndetësorë, institucioneve qeveritare ta informoj publikun përmëes mediave dhe këtu rol dominant duhet të kenë ekspertët e shëndetësis, profesionistët shëndetësorë”, ka thënë Syla për RTK-në.
Ndërkohë Demhasajn thekson se sigurimi i vaksinave nuk do të duhej të mbetet veq premtim elektoral dhe në mungesë të përmbushjes së obligimeve procesi të zgjasë me vjet.
“Ëhtë e papranueshme dhe e pakuptueshme që për 3 javë mos me mujt me I shpërnda 20 mijë doza, nëse shkojmë me këtë tempo atëherë sa kohë duhet të bëhet vaksinimi I popullatës. Nëse e kalkulojmë në bazë të këtij ritmi I bjen që për nja 3 vjet smundemi me bë vaksinimitn. Vetëvendosje e ka pas premtim electoral që deri në fund të vitit kanë me u vaksinu mbi 60 përqind e popullatës por nuk po duket e realizueshme prandaj duhet që qeveria të punoj shumë më shumë”, ka thënë ai.
Kodra nga shoqata për të drejtat e pacientëve thotë se Ministria e Shëndetësisë duhet të ofroj sa më shumë informata edhe te qytetarët që nuk kanë qasje në media elektronike.
“Ministria e shëndetësisë fushatën mund ta bëj në këndin se kur të jenë vaksinat të mjaftueshme pse duhet të vaksinohemi cilat janë përfitimet dhe nuk duhet thirremi se tash nuk ka vaksina e të mos jepen informata. Vetëdijësimi është një proces që duhet të paraprijë aktivitetin pasi është një process I gjatë dhe këto mund të bëhen përmes mediave, broshurave, këshillave të fshatrave por është me rëndësi që të opfrohen informata edhe për ata që nuk kanë qasje në media. Deri tash nuk kam pa ndonjë lëvizje nga Ministria”, ka theksuar Kodra.
Organziata Botërore e shëndetësisë thekson nevojën e domosdoshme për sensibilizim dhe vaksinim pa humbur kohë.
“Organizata Botërore e shëndetësisë rekomandon që cilado vaksinë që ofrohet e para mos të humbet kohë dhe merret vaksina sepse virusi është vdekje prurës e vaksina shpëton jetë. Deri më tani në botë mbi 800 milion janë vaksinuar me vaksina të ndryshme dhe potencialisht këta persona këto vaksina kanë shpëtuar miliona jetëra të njerëzve dhe ju e dini që mbi 100 milion të infektuar kanë shkaktuar mbi 3 milion vdekje deri më tani. Po e them edhe njëherë vaksinat janë mjeti më I fuqishëm drejtë dhënies fund të pandemisë që ka shkaktuar vuajtje aq të mëdha të njerëzimit, të aspekteve sociale, ekonomisë si dhe dëmtim të procesit arsimorë në shumë vende të botës”, ka nënvizuar Syla.
Ndryshe qëllimi i vaksinimit është parandalimi i vdekjeve dhe ulja e rasteve të hospitalizimit në këtë fazë kur sasia është e kufizuar dhe nuk dihet kur do të arrijnë të tjerat.























