19:10 / 28.04.2021
Emery: Arsenali do të rritet shumë nën drejtimin e Artetës
Villareal-Arsenal është një nga sfidat gjysmëfinale të Europa League.
Strategu spanjolli flet rreth ndeshjes dhe ekipit kundërshtar.
“Të gjithë e dinë që Arsenal është një klub i madh. Arteta është i duhuri për ta, ai është një trajner i shkëlqyer. Ka ide të qarta të futbollit dhe Arsenali do të rritet shumë nën drejtimin e tij.
Ndeshja? Ata kanë lojtari të një niveli të lartë: Ceballos, Odegaard, Saka. Arsenali ka edhe lojtarë të shpejtë si Aubameyang dhe një mbrojtje solide.
Aventura ime në Londër? Kam kujtime të bukura. Nesër e dimë që do të jetë një përballje e luftuar. Ata kanë shumë sisteme lojë, kështu që duhet të jemi të përgatitur”, deklaroi Unai Emery.























