Kurti në PE: Dialogu Kosovë-Serbi mund të fillojë diku në muajin qershor
BKT
Lajme

Kurti në PE: Dialogu Kosovë-Serbi mund të fillojë diku në muajin qershor

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të fillojë “diku në muajin qershor”.

Në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, ai ka shtuar se paraprakisht do të udhëtojë sërish për në Bruksel për një darkë pune me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, njofton Klan Kosova.

“Sapo u takova me Josep Borrell dhe i shpjegova se do të vij në Bruksel më 18 maj për një darkë pune me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor”.

“Pastaj kapitulli vijues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund të fillojë diku në muajin qershor”.


MË SHUME NGA Lajme