18:21 / 29.04.2021
Kurti falënderon Ursula von der Leyen për ndihmën rreth vaksinave
Kryeministri Albin Kurti në vizitën e tij zyrtare në Bruksel është takuar edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Kënaqësi të takohem me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. E kam falëndëruar për mbështetjen e dhënë me fondin për COVID-19 dhe gjendjen socio-ekonomike dhe angazhimin e saj që të na ndihmojë me sigurimin e sa më shumë vaksinave sa më shpejt të jetë e mundur. Një qeveri e re në Kosovë e fokusuar në punë dhe drejtësi është një shansë për BE-në që gjithashtu të tregojë se reformat funksionojnë”.























