22:39 / 29.04.2021
Osmani uron Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet në Shqipëri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.
Osmani tha se uron që të gjithë liderët të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën.
“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera per garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”.























