Qytetarët e Kosovës nisen drejt Shqipërisë, radhë të gjata në Morinë
BKT
Lajme

Qytetarët e Kosovës nisen drejt Shqipërisë, radhë të gjata në Morinë

Shumë turistë nga Kosova kanë vendosur që ta kalojnë fundjavën në Shqipëri, pasi moti i ngrohtë është parashikuar që do ta shoqërojë vendin tonë.

Radhë deri në 70 metra janë krijuar në dalje të pikës kufitare të Vërmicës për në Morinë.

Disa prej shkaqeve që mund të kenë sjellë këtë dyndje turistësh janë fundjava, temperaturat e larta dhe festa e ‘1 Majit’.

Turistët kosovarë që zgjedhin të pushojnë në Shqipëri për fundjavë nuk mungojnë gjatë gjithë vitit, por sidomos kur është koha e mirë, duke e shfrytëzuar atë për të qenë pranë detit.telegrafi


MË SHUME NGA Lajme