Lladrovci i prekur pas refuzimit të lirimit me kusht të miqve të tij
Pas refuzimit të Gjykatës Speciale të lirojë me kusht Kadri Veselin, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka cekur se është prekë pa masë.
Ai ka shkruar në fb si vijon:
Si shok e mik i Kadriut, kurrë nuk e kam besuar që ai do të jetë i shkëputur qoftë një minutë nga familja, prindërit dhe liria e Kosovës për të cilën punoi e dha aq shumë.
Postimi i Ramiz Lladrovcit:
Refuzimi i lirimit me kusht të Kadri Veselit nga Gjykata e Hagës, më preku pa masë. Kam besuar dhe besoj në vendimet objektive të Dhomave të Specializuara dhe akuzat e shtetit që kreu gjenocid në Kosovë, do të hidhen poshtë.
Si shok e mik i Kadriut, kurrë nuk e kam besuar që ai do të jetë i shkëputur qoftë një minutë nga familja, prindërit dhe liria e Kosovës për të cilën punoi e dha aq shumë. Kosova është heroike për bijtë e bijat e saj! Shënim: Lajmin pikëllues për refuzim të lirimit me kusht edhe për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, e mora vesh rrugës, larg Kosovës. Ashtu siç jam pikëlluar për Kadriun, po aq jam i pikëlluar edhe për Hashimin, Jakupin e Rexhën. Çlirimtarët nuk e kanë merituar kurrë këtë trajtim!























