Ilir Hajdari rrëmben çmimin kryesor të Sofrës Poetike

Ilir Hajdari rrëmben çmimin kryesor të Sofrës Poetike

Ilir Hajdari ka marrë çmimin kryesor nga Sofra Poetike. Kjo pasi Juria letrare e LSHK-së ka shqyrtuar 97 poezitë e konkursit letrar.

Njoftimi i plotë: 

LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS

WRITERS UNION OF KOSOVA

DREJTORIA E KULTURËS, E RINISË DHE E SPORTIT, DRENAS

VENDIM

Juria letrare

Sofra poetike “Ymer Elshani”, Drenas, 29.04.2021

Juria letrare e LSHK-së shqyrtoi të 97 poezitë e arritura në konkursin letrar të sofrës poetike “Ymer Elshani” të Drenasit e LSHK-së, që qe hapur për dhjetë ditë rresht dhe vlerësoi këto punime:

Autori Titulli i poezisë

Çmimi special: Ilir Hajdari: LOTI RRJEDH I KUQ Sofra

Çmimi I letrar: Sheremet Prokshi: ZË I PËRJETËSISË

Çmimi II letrar: Vivien Horieti: IMAZH NË IKJE

Çmimi III letrar: Shaban Pllana: TI NUK DESHE...

Drenas, më 29.04.2021

Juria letrare:

1. Prof. dr. Sabile Basha, kryetare

2. Mr. Zeqir Bekolli, anëtar

3. Ermira R. Jusufi, anëtare

4. Prof. dr. Shyqri Galica, anëtar

P.s. Dorëzimi bëhet në një rast tjetër, kurse fituesit do të njoftohen paraprakisht.

Në foto: Çast nga dorëzimi i çmimit special më 2019