16:57 / 01.05.2021
Drita rigjen shkëlqimin dhe rimerr kryesimin
Drita e Gjilanit ka rigjetur shkëlqimin pasi ka fituar ndaj Feronikelit.
Ndeshja është mbyllur 3-1.
Fillimisht, ishte Alidema i cili realizoi në min 15’ nga një penalti e akorduar për gjilanasit.
Në pjesën e dytë, skuadra gjilanase shënoi dy gola me anë të Astrit Fazliut (49’të) dhe Xhevdet Shabanit (74’të).
Marko Simonovski shënoi golin e nderit për Feronikelin në min 84′.
Drita rikthehet në pozitën e parë në tabelë me 68 pikë, një më shumë se Ballkanit (67), që ka një ndeshje më pak dhe dy më shumë se Prishtina (66) që po ashtu ka një ndeshje më pak.























