Haradinaj: Kushdo që ushtron presion mbi median e lirë, është i humbur
BKT
Lajme

Haradinaj: Kushdo që ushtron presion mbi median e lirë, është i humbur

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror.

Sipas tij, kushdo që kërcënon, shantazhon, ushtron presion dhe sulmon mbi median e lirë, është i humbur sepse ka përballë një front të madh të bashkuar, njofton Klan Kosova.

“Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë”.

“Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, por edhe çdo ditë tjetër, jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë”.

“Kushdo që kërcënon, shantazhon, ushtron presion dhe sulmon mbi median e lirë, mbi demokracinë tonë, është i humbur, sepse ka përballë një front të madh të bashkuar”.


MË SHUME NGA Lajme