City-PSG, ky është rezultati i pjesës së parë
BKT
Sport

City-PSG, ky është rezultati i pjesës së parë

Manchester City është duke fituar me rezultat 1-0 ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e dytë gjysëmfinale në Ligën e Kampionëve.

Riyad Mahrez e hapi sfidën në minutën e 11-të, duke shënuar një gol mjaftë të mirë.

Me këtë gol, Mahrez është bërë lojtari i dytë që shënon në të dy ndeshjet gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve për një klub anglez pas Sadio Mane.

Në këto 45 minuta, VAR-i anuloi një penallti të akorduar nga gjyqtari i ndeshjes pas pretendimit se Ziychenko kishte prekur topin me dorë, raporton lajmi.

Për momentin, rezultat i përgjithshëm i këtij takimi është 3-1 në të mirë të ‘Qytetarëve’.