11:46 / 05.05.2021
Garancia për ish-pjesëtarët e UÇK-së s’është juridikisht e rregulluar
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ofrimi i garancisë nga shteti për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë për krime lufte, nuk është çështje e rregulluar juridikisht.
Por se a do të ofrojë garanci Qeveria për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët, Haxhiu tha se ende nuk e kanë diskutuara dhe ende nuk kanë marr ndonjë propozim nga mbrojtja e të akuzuarve në Gjykatën Speciale.
Këto komente ajo i bëri në debatin e organizuar nga Lëvizja Fol “Fol Hapur”.























