15:17 / 06.05.2021
Anulohet festivali “Sziget”, shkaku i pandemisë
Festivali Sziget në Hungari shtyhet për vitin tjetër.
Kështu ka njoftuar të enjten organizata e festivalit.
Ky event është mbajtur çdo vit në muajin gusht.
Vitin e kaluar ky festival ishte shtyrë për shkak të pandemisë.
“Ne në Sziget besojmë që është përgjegjësi të drejtojmë njëri-tjetrin gjatë kësaj kohe. Pasi të kemi kaluar tërësisht këtë periudhë besoj që do të kthehemi në vitin 2022”.
Sziget ka tërhequr shumë persona çdo vit.























