Konjufca takohet me përfaqësues të goranëve, premton mbështetje

Konjufca takohet me përfaqësues të goranëve, premton mbështetje

Me rastin e 6 majit, Ditës së Goranëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim përfaqësues të këtij komuniteti në Kosovë.

Konjufca ka uruar komunitetin goran për festën e tyre, duke premtuar mbështetje institucionale dhe fuqizim të bashkëjetësës ndëretnike. Ai tha se Republika e Kosovës është shembull në rajon e më gjerë i garantimit dhe zbatimit të të drejtave të komuniteteve.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e komunitetit goran e uruan kryekuvendarin Konjufca për detyrën dhe shprehën vullnetin për angazhim të përbashkët në proceset zhvillimore të vendit.


MË SHUME NGA Aktuale