Gafa në Oskar bëri njerëzit të mendojnë se fitorja s’ishte e merituar

Gafa në Oskar bëri njerëzit të mendojnë se fitorja s’ishte e merituar

Regjisori i filmit, Moonlight, Barry Jenkinsm, ka thënë që beson se gafa në Oskar më 2017 i kishte bërë njerëzit që të mendojnë se filmi nuk e meritonte të fitonte.

Atëbotë, Warren Beaty e kishte thënë titullin e këtij filmi në kumtin e fituesit në kategorinë e filmit më të mirë, por kishte qenë “Moonlight” filmi që kishte fituar.

“Pasi na e dhanë çmimin e Filmit më të Mirë në atë mënyrë, ai klip ishte shfaqur në aq shumë vende”, ka thënë Jenkins në podkestin Jemele Holl Is Unbothered.

“Nuk kam dyshim në mendje që çkado që bëj në jetë, e kush e di se çka kemi përpara, por ai moment në veçanti do të jetë gjëja më e dukshme që njerëzit do ta lidhin për mua, për të mirë e për të keq”.

“Në një mënyrë pak të frikshme, kjo gafë i konfirmon ose i afirmon mendimet e pashije se pse këtij filmi iu dha çmimi i Filmit më të Mirë”.


MË SHUME NGA Kulturë