Riskenohet shfaqja `Sisters` në përvjetorin e vdekjes së Ahmet Brahimaj

Riskenohet shfaqja `Sisters` në përvjetorin e vdekjes së Ahmet Brahimaj

Ahmet Brahimaj u lind në Novosellë të  Pejës dhe Shkollën e Mesme të Baletit e kreu në Shkup, ndërsa i takon Gjeneratës së Parë të Baletit të Kosovës.

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës ka dhënë reprizën e shfaqjes “Sisters”, me rastin e shënimit të një vjetorit të vdekjes së Ahmetaj Brahimaj, ish- drejtorit të Baletit të Kosovës dhe njërit ndër anëtarët e parë të gjeneratës së baletit kosovar.

“Sisters” është një shfaqje me koreografi të Mehmet Balkan, teksa pjesë e publikut ishte edhe Minstri i Kulturës i Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku, i cili i ka dedikuar një postim në Facebook, veprës së artistit të ndjerë, Ahmet Brahimaj.

“Ahmeti, me kontributin e tij jetësor në kulturë, mbetet një prej heronjve tanë popullor që i kanë dhënë shpirt vendit tonë. Ai i takon gjeneratës që e ka mbajtur kulturën gjallë me rezistencë dhe devotshmëri”, shkroi ai.

Ahmet Brahimaj u lind në Novosellë të  Pejës dhe Shkollën e Mesme të Baletit e kreu në Shkup, ndërsa i takon Gjeneratës së Parë të Baletit të Kosovës.

Në vitin 1972 ai së bashku me balerinët e tjerë u kthyen ne Prishtinë dhe formuan “Ansamblin e Baletit”.

Si solist i kësaj Trupe, Ahmet Brahimaj ka luajtur në 38 Premiera baleti, e në shumë premiera të tjera të Dramës.

Shumë role kryesore, në të cilat ai është paraqitur me mjaft sukses, si në: “Karmen” (Don Hose), “Romeo e Xhyljeta” (Romeo), “Zhizela dhe Interplay” (Albert), “Era dhe Kolona” (Komandanti), “Piter Pan” (Kryeplaku Indian),” Kopelia” (Prefekti), “Don Kishoti” (Espado) e shumë të tjera.

Në vitin 1985, Brahimaj ishte emëruar “Shef i Baletit”. Për punën e tij krijuese ai mori shumë lavdata, si dhe për nder të 48 vjetorit, u dekorua me “Paketën e Teatrit Popullor Krahinor” (1986), kurse me rastin e 60 vjetorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ishte shpërblyer për punën artistike e krijuese.

Ahmet Brahimaj u nda nga jeta me 7 maj në vitin 2020.


MË SHUME NGA Kulturë