Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin Nicholas Abbott
BKT
Lajme

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin Nicholas Abbott

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, sot ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Nicholas Abbott.

Ambasadori Abbott e njoftoi zëvendëskryeministrin për fushëveprimin e projekteve që po mbështeten nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, e që do të zgjerohet edhe në fusha të tjera në të ardhmen e afërt, pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, informatë të cilën zëvendëskryeministri e mirëpriti.

Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin britanik për vizitën e tij dhe të kryeministrit Albin Kurti e zëvendëskryeministres Donika Gërvalla në Bruksel, dhe për takimet e frytshme që kanë pasur atje, me qëllim të informimit të palëve për punën e mëtutjeshme të Qeverisë.

Në takim u diskutua edhe për çështjen e dialogut dhe të situatës me pandeminë Covid-19 në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme