Barcelona-Atletico Madrid, kështu mbyllet pjesa e parë

Barcelona-Atletico Madrid, kështu mbyllet pjesa e parë

Barcelona dhe Atletico Madrid janë duke u përballur në kuadër të xhiros së 35-të të La Ligas.

Të dyja skuadrat patën disa raste të mira në këtë takim, por në përgjithësi ishte një pjesë e parë e ashpër.

Fillimisht, u lëndua Saul pas një dueli dhe rrugën e tij e morri edhe Sergio Busquets, i cili nuk mundi të vazhdojë ndeshjen më tej.

Messi pati një rast të mirë në min 42’, pas një depërtimi të shkëlqyer, por që topi shkoi jashtë kuadratit të portës.

Edhe Suarez pati një rast të mirë në anën tjetër, por nuk arriti në kohë që të plasojë goditje.

Rezultati i pjesës së parë, Barcelona 0-0 Atletico Madrid.