Google Arts & Culture mundëson vizita virtuale të muzeve

Google Arts & Culture mundëson vizita virtuale të muzeve

Koleksioni i Google Arts & Culture përfshin Muzeun Britanik në Londër, Muzeun Van Gogh në Amsterdam, Guggenheim në New York City dhe qindra vende të tjera ku mund të njiheni me artin, historinë dhe shkencën.

Google Arts & Culture ju jep mundësinë e turneve virtualë të disa prej muzeve më të famshme në të gjithë botën. Ju mund t’i vizitoni ato nga kudo që doni.

Ky koleksion është në shërbim të apasionuarve të kulturës, të udhëtimeve, kureshtarëve të rinj dhe studentëve që kanë ndjekur mësimin nga shtëpia.

Një nga justifikimet më të shumta, që përdoret për të mos vizituar institucionet e trashëgimisë kulturore, shpeshherë është tarifa e hyrjes në këto institucione, por platforma e re ju mundëson këtë gratis.

 

Muzeu Guggenheim, New York

Karakteristika Street View e Google lejon turistët të vizitojnë shkallët spirale të famshme të Guggenheim, pa u larguar nga shtëpia. Nga atje, ju mund të zbuloni vepra arti të jashtëzakonshme nga epokat impresioniste, post-impresioniste, moderne dhe bashkëkohore.

Muzeu J. Paul Getty, Los Angeles

Veprat e artit europian qysh nga shekulli VIII, mund të gjenden në këtë muze arti në Kaliforni. Bëni një turne në Street View për të zbuluar një koleksion të madh pikturash, vizatimesh, skulpturash, dorëshkrimesh dhe fotografish.

 

Muzeu Britanik, Londër

Ky muze ikonik, m’u në zemër të Londrës, lejon vizitorët virtualë të vizitojnë Gjykatën e Madhe dhe të zbulojnë gurët e lashtë të Rosetta dhe mumiet egjiptiane. Gjithashtu, ju mund të gjeni qindra objekte në turneun virtual të muzeut.

Galeria Kombëtare e Arteve, Washington, D.C.

Ky muze i famshëm amerikan i artit përmban dy ekspozita në internet përmes Google-it. E para është një ekspozitë e modës amerikane nga 1740 deri në vitin 1895, duke përfshirë shumë rroba nga epokat koloniale dhe revolucionare. E dyta është një koleksion veprash nga piktori barok holandez, Johannes Vermeer.

 

Muzeu Kombëtar i Artit Modern dhe Bashkëkohor, Seul

Një nga muzetë e njohura të Koresë, që mund të aksesohet nga kudo në botë. Turneu virtual i Google-it ju mundëson të shëtisni nëpër gjashtë kate të artit Bashkëkohor nga Korea dhe nga e gjithë bota.

Museu i d’Orsay, Paris

Ju praktikisht mund të shëtisni nëpër këtë galeri popullore, që strehon dhjeëtra vepra të famshme nga artistë francezë, që kanë punuar dhe jetuar midis 1848 dhe 1914. Hidhni një vështrim në veprat artistike nga Monet, Cézanne dhe Gauguin.

Muzeu Pergamon, Berlin

Si një nga muzetë më të mëdhenj të Gjermanisë, Pergamon ka shumë për të parë, edhe pse jo fizikisht atje. Ky muze historik është shtëpia e shumë objekteve të lashta, përfshirë Portën Ishtar të Babilonisë dhe Altarin e Pergamonit.

Muzeu Van Gogh, Amsterdam

Kushdo që është fans i këtij piktori tragjik dhe të zgjuar, mund të shohë veprat e tij nga afër, duke vizituar virtualisht këtë muze. Koleksioni më i madh i veprave të artit nga Vincent van Gogh, duke përfshirë mbi 200 piktura, 500 vizatime dhe mbi 750 letra personale.

Galeria Uffizi, Firence

Kjo galeri strehon koleksionin e artit të një prej familjeve më të famshme nga Firenze e Italisë, de’Medicis. Ndërtesa është projektuar nga Giorgio Vasari në 1560, posaçërisht për Cosimo I de’Medici.

 

MASP, Sao Paulo

Museu de Arte de Sao Paulo, është një muze jo fitimprurëse dhe muzeu i parë modern në Brazil. Punimet e artit të vendosura në korniza të qarta, bëjnë që të duket sikur veprat e artit po rrinë pezull në ajër. Bëni një turne virtual për të provuar pamjen e mrekullueshme që ofron ky muze.

Muzeu Kombëtar i Antropologjisë, Qyteti i Meksikës

I ndërtuar në vitin 1964, ky muze i kushtohet arkeologjisë dhe historisë së trashëgimisë para-spanjolle të Meksikës. Ka 23 dhoma ekspozitash të mbushura me objekte të lashta, përfshirë disa nga qytetërimi Maya.

https://artsandculture.google.com/partner 

 

 


MË SHUME NGA Kulturë