PSD kërkon dorëheqjen e ministrit Vitia
Partia Social Demokrate përmes akcionit para Ministrisë së Drejtësisë kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit së shëndetësisë, Arben Vitia, meqenëse sipas tyre kjo qeveri nuk ka blerë asnjë vaksinë për koronavirus.
Partia Social Demokrate ka zhvilluar një aksion para Ministrisë së Drejtësisë.
Nol Nushi nga kjo parti ka thënë se Qeveria e Kosovës ka blerë vaksina zero për vaksinimin e qytetarëve.
Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Vitia, duke thënë se puna e tij në Ministri është baraz me zero.
“Qeveria Kurti ka blerë zero vaksina, këto që i kemi i kemi marrë si ndihma. Ne ia kemi sjellë ministrit vitia dozën e vaksinën së dorëheqjes të cilën duhet ta marrë sa më parë. Tempoja e vaksinimit është shumë e ulët. Te salla 1 tetori ishte një kaos total dhe keqmenaxhim total i këtij procesi. Mbrëmë e panë që shtruan iftar presidentja dhe Kurti dhe shkelën masat që i kanë vendos vet”, u shpreh ai.























