​Haziri: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Ismet Bogujevci

​Haziri: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Ismet Bogujevci

I pari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Bogujevci, me rastin e ndarjes nga jeta të këngëtarit të mirënjohur kosovar, Ismet Bogujevci.

Në telegram ngushëllimi, Haziri ka shkruar se Bogujevci nuk do të jetë më fizikisht por veprat e tij artistike do të jetojnë përherë, derisa ka theksuar edhe se ka qenë modeli më i mirë i kultivimit të muzikës së mirëfilltë shqiptare për gjeneratet e reja.

Kryetari Haziri thotë të jetë krenar që kishte një mik sikurse Bogujevci.

“E nderuar familje Bogujevci, me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës popullore shqiptare, Ismet Bogujevci. Ai më nuk do të jetë në mesin tonë fizikisht, por veprat e tij artistike do të jetojnë për sa të jetë jeta, duke qenë modeli më i mirë i kultivimit të muzikës së mirëfilltë shqipe për gjeneratat e reja. Jam krenar që e pata një mik të madh si Bali Ismet. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bogujevci, shokëve, miqve, kolegëve e komunitetit artistik. Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!”, thuhet në telegram ngushëllimi të kryetarit Haziri.