22:37 / 13.05.2021
Adelina Thaçi bën postimin prekës për vdekjen e Ismet Bogujevcit
Sot ka vdekur këngëtari kosovar, Ismet Bogujevci.
Ismet Bogujevci sot u nda nga jeta, duke pikëlluar popullin shqiptar mjaft shumë.
Shumë nga estrada shqiptare shprehën ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të këngëtarit kosovar Ismet Bogujevci dhe ndër ta ishte Adelina Thaçi.
Ajo u shprehu ngushëllime familjes ku edhe vazhdoi duke treguar se këngëtari kishte një miqësi të vjetër me babain e ndjerë të Adelinës, Rasim Thaçin, i cili vdiq pak muaj më parë.
Këngëtarja zbuloi se Ismeti ishte këngëtari i cili këndoi në dasmën e prindërve të saj prandaj kjo humbje ishte edhe më e dhimbshme për të.

Loading.























