Ukshin Hoti vazhdon të mbetet plaga jonë e hapur e lirisë

Ukshin Hoti vazhdon të mbetet plaga jonë e hapur e lirisë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj në 22 vjetorin e zhdukjes së intelektualit dhe patriotit tonë të shquar, Ukshin Hoti, ka thënë se sot bëhen 22 vjet që familja Hoti pret një lajm e Kosova frymon nën ankth.

Hoxhaj ka shkruar në Facebook se imazhin e fundit, shokët e tij e kujtojnë derisa Ukshini po bënte “hapat e lirisë” nga burgu i Dubravës.

“Nga ajo ditë – asgjë. Asnjë përgjigje nga shteti serb nga e diela e 16 majit të vitit 1999 e deri në këtë të diel të vranët të vitit 2021. Atdhetari që nuk u dha kurrë, as nën trysninë e torturave të kriminelëve serbë nëpër kazamate, vazhdon të mbetet plaga jonë e hapur e lirisë. Derisa vepra e tij edhe sot është frymëzimi ynë i përditshëm – Kosova nuk do të jetë asnjëherë e plotë pa zbardhjen e fatit të tij”, ka shkruar ai në Facebook.


MË SHUME NGA Aktuale