​Kurti kujton Ukshin Hotin

​Kurti kujton Ukshin Hotin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 22 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, ka thënë se fati i tij ende nuk është zbardhur kurse drejtësia për të nuk ka nisur.

Kurti ka kujtuar Ukshi Hotin duke postuar edhe një fotografi në Facebook.

“Të mungosh do të thotë të jesh. Diku tjetër, larg prej njerëzve që të duan. Ukshin Hoti është, edhe në veprën që ka lënë. “Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare”, “Bisedë përmes hekurash” dhe “Lufta e Ftohtë dhe Detanti” – tre libra, tri ditë lexim, pas të cilave nuk do të mendoni, studioni e veproni njësoj. Është më i madh se jeta. Këtë foto që nuk e kisha parë ndonjëherë më përpara, ma solli profesori i historisë Durim Abdullahu”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Aktuale