​LDK: Izraeli ka të drejtë të mbrohet

​LDK: Izraeli ka të drejtë të mbrohet

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë deklaruar se është e drejta e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet terrorist edhe pse pamjet e viktimave civile janë të dhimbshme.

Muhamet Hamitit gjatë një konference për media, është pyetur edhe për konfliktin në mes Izraelit dhe Palestinës.

Hamiti tha se si LDK janë në një linjë me politikën e SHBA-së dhe të botës perëndimore.

Hamiti: LDK mendon që Izraeli ka të drejtë të mbrohet

Qeveria i di punët e veta, por Lidhja Demokratike e Kosovës mendon që Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Sigurisht që viktimat civile janë të dhimbshme, pamjet janë të dhimbshme, por Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe ne jemi në një linjë me politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të botës perëndimore përgjithësisht”, tha ai

Ai shtoi se është e drejtë e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet terroriste, por beson që SHBA dhe partnerë të tjerë do të ndalin këtë konflikt.

Hamiti: Besoj që SHBA- ja do të ndalë këtë konflikt

“Po besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerë të tjerë do të bëjnë çmos që të ndalet ky konflikt, ndërsa siç e thashë edhe po e përsëris, e drejta e Izraelit për t'u mbrojtur nga sulmet terroriste, sigurisht që është e tyre”, tha ai